800 orë punë për të krijuar këtë fustan prej ari (VIDEO)

0 78

Maria Grazia Chiuri, dizajnerja italiane që shërben si drejtoresha artistike e Dior, vendosi që për koleksionin Haute Couture Pranverë/Verë 2021 të kthehej pas në kohë. Ajo u frymëzua jo vetëm nga traditat e zodiakut, astrologjisë dhe letrat tarot, por edhe te fustani “Miss Dior” që debutoi në 1949-n.

Koleksioni u prezantua fillimisht përmes një videoje, Le Château du Tarot, realizuar nën kujdesin e regjisorit italian Matteo Garrone. Dior njoftoi se për interpretimin e ri të fustanit ”Miss Dior”, u krijua një ekip prej gjashtë personash, të cilët e përfunduan pas 800 orëve pune. Fustani përfshin qëndisjen “gold lamé rouleaux”, që është një metodë që realizon qëndisjen e luleve të vogla prej ari.

Shtëpia e Modës publikoi edhe një video ku përshkruhet vizualisht gjithë procesi krijues i fustanit. Të gjitha lulet dhe detajet janë të qepura me dorë dhe të bashkëngjitura përmes një procesi delikat dhe të përpiktë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.