89 fëmijë me Covid-19 në Shqipëri por pa shenja

0 398

Pavioni i Covid-19 në shërbimin infektiv të pediatrisë që nga fillimi i epidemisë nuk është përdoruar asnjëherë, pasi fëmijët e prekur nga Covid-19 nuk kanë pasur nevojë për shtrime dhe as forma të rënda të sëmundjes.  89 fëmijë janë prekur gjatë tre muajve të pandemisë, por aktualisht janë aktivë 24.

“Vetëm 20% kanë qenë me shenja të lehta të sëmundjes, ndërsa pjesa më e madhe kanë qenë pa shenja, por janë zbuluar nga hetimi epidemiologjik, që është bërë në rastet e prindërve që kanë dalë pozitivë. Shenjat e sëmundjes janë si të një infeksioni viral, si gripi, temperaturë e shoqëruar me kollë, djegie fyti dhe në rastet më të avancuara edhe shenja të përfshirjes së aparatit respirator”, shprehet Gjeorgjina Kuli, shefja e shërbimit infektiv të pediatrisë.

Fëmijët e prekur janë të moshave të ndryshme, mbi 1 vjeç deri 14 vjeç. Mjekja Kuli thotë se deri tani nuk ka pasur raste të riaktivizimit të koronavirusit te fëmijët e shëruar. Për pacientët e vegjël shefja e pediatrisë nuk rekomandon përdorimin e ilaçeve.

Leave A Reply

Your email address will not be published.