9 muaj në qelitë e “egra”, Shullazi: Më nxirrni nga regjimi 41bis

0 345

Një nga emrat më të fuqishëm të botës së krimit në Shqipëri është Emiliano Shullazi, por prej 9 muajsh po vuan edhe regjimin 41 bis. Ai po tenton në Gjykatën e Lartë për të shpëtuar nga regjimi i ashpër i burgut.

I dënuar me 14 vite heqje lirie për “gjobëvënie” dhe “grup të struktuuar kriminal” qëndron prej 9 muajsh i vetmuar në qeli dhe pa kontakte me botën e jashtme, në të njëjtin regjim ku ndodhen edhe 4 të bashkëpandehurit e tij.

Shkalla e Parë dhe Apeli i Posaçëm i refuzuan kërkesën për të dalë nga regjimi i egër, Shullazi ka trokitur në Gjykatën e Lartë. Në rekursin e depozituar në këtë Gjykatë, Shullazi kundështon urdhrin e Ministres së Drejtësisë të datës 28 korrik 2020 për izolimin e tij në regjimin e posaçëm brenda burgut 313 në kryeqytet.

Shullazi shtoi radhët e mbrojtjes me një avokate greko-amerikane, të cilët paralajmëruan dërgimin e dosjes në Strasburg. Emiliano Shullazi dhe të bashkëpandehurit janë dënuar me 55 vite burg në total nga Shkalla e Parë e Krimeve të rënda në nëtor të vitit 2018.

Leave A Reply

Your email address will not be published.