9 viktima ku njëri është 29-vjeç, ulen rastet e reja nga Covid-19

0 298

Më 9 mars 2020 në Shqipëri u zbulua rasti i parë me Covid-19, dhe që prej asaj dite të prekur nga virusi janë 336,716. Po ashtu sipas Ministrisë së Shëndetësisë, betejën me virusin vdekjeprurës në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar 9 pacientë dhe numri i jetëve të humbura shkon në 1324 viktima. ”Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 9 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid-19 në spitalet Covid. 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetare nga Durrësi, 2 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 29-84 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”.

Sipas njoftimit zyrtar, po në 24 orët e fundit janë kryer 1918 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 538 qytetarë.
”Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 208 raste në Tiranë, 39 raste në Durrës, 36 raste në Lushnje, 28 raste në Vlorë, 27 raste në Fier, 20 raste në Elbasan, 18 raste në Shkodër, 19 raste Mirditw, 11 raste në Kamëz dhe Gramsh, 10 raste në Kurbin, 9 raste në Lezhë, 8 raste në Mallakastër, Divjakë, 7 raste në Kuçovë, 6 raste në Kavajë, Mat, Gjirokastër, Sarandë, 5 raste në Has, Delvinë, Dibër, Peqin, 4 raste në Tepelenë, Ura Vajgurore, Prrenjas, Vorë, 3 raste në Vau i Dejës, 2 raste në Krujë, Pukë, Rrogozhinë, Malësi e Mdhe, Kolonjë, Poliçan, 1 rast në Kukës, Librazhd, Përmet, Skrapar”.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 401 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 44,291 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet Covid, po trajtohen 282 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, i bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat anti-covid duke vendosur maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë. ”Duke shmangur grumbullimet dhe duke ruajtur distancimin fizik; duke u kujdesur për higjenën vetjake, në mënyrë që të parandalohet përhapja e Covid-19”.

COVID-19 – Statistika (25 Janar 2021)

Raste të reja ditore 538
Të shëruar në 24 orë 401
Të shtruar në spitale 282
Humbje jete në 24 orë 9
Testime ditore 1918
Testime totale 336,716
Raste pozitive 72,812
Raste të shëruara 44,291
Raste aktive 27,197
Humbje jete 1324

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 15968
Fier 2007
Durrës 1481
Shkodër 1359
Elbasan 1147
Vlorë 1057
Lezhë 967
Korçë 916
Berat 852
Gjirokastër 537
Dibër 502
Kukës 404

Leave A Reply

Your email address will not be published.