92 të burgosur në izolim dhe neni 55…

0 363

92 të burgosur janë futur në izolim me periudha të ndryshme, brenda një afati 6 mujor, periudhë kjo që ka hyrë në fuqi ligji i posaçëm për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve. Qysh prej 16 prillit 1998, ka qenë në fuqi ligji nr.8328 ku qartëson saktë në nenin 55, ndëshkimit që merren nga drejtorët e burgjeve. Prej vitit 1998, rezulton se drejtorët e burgjeve nuk kanë marrë asnjë masë për izolimin e të dënuarve në regjime të posaçme, megjithëse ka pasur shumë e shumë raste, ku të dënuarit kanë futur armë, drogë, telefona e deri në konflikte fizike me të burgosurit.

”I paraburgosuri dhe i dënuari mund të vendoset nën regjimin e mbikëqyrjes së veçantë për një periudhë jo më të gjatë se 3 muaj, kur rrezikojnë sigurinë ose prishin rregullin në institucion, pengojnë veprimtaritë e të paraburgosurve dhe të dënuarve të tjerë nëpërmjet dhunës dhe kërcënimeve, përpiqen të detyrojnë të paraburgosurit dhe të dënuarit e tjerë që t’ju nënshtrohen ose të përfitojnë prej tyre. Të paraburgosurit dhe të dënuarit nën regjimin e mbikëqyrjes së veçantë, me urdhër të drejtorit të institucionit, i kufizohet vetëm pjesëmarrja në veprimtaritë e përbashkëta ose ajrosja në grup. Në rast nevoje urgjente, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve urdhëron drejtpërdrejt për kalimin e përkohshëm të të paraburgosurit dhe të dënuarit në regjimin e mbikëqyrjes së veçantë, duke vënë menjëherë në dijeni për këtë prokurorin, i cili brenda 24 orëve, i paraqet kërkesën gjykatës, e cila me vendim konfirmon ose anulon masën e përkohshme. Ndaj të paraburgosurit dhe të dënuarit, i cili gjatë regjimit të mbikëqyrjes së veçantë kryen shkelje të parashikuara në këtë nen, mund të shtyhet koha e regjimit deri në 3 muaj për çdo rast”,-thuhet në nenin 55.

Rezulton se rregullat dhe kushtet për izolimin e të dënuarve, që hynë në fuqi në janar të 2019 nuk janë aspak të reja, pasi ato kanë qenë në fuqi qysh prej vitit 1998. Për vite me radhë asnjë nga drejtorët e burgjeve, nuk ka zbatuar nenin 55 për izolimin e të dënuarve dhe paraburgosurve. Sipas Drejtorisë së Burgjeve aplikimi i praktikës së izolimit të dënuarve ka sjellë impakt të rëndësishëm në forcimin e rendit dhe sigurisë në institucionin e burgimit, madje edhe në rehabilitim të të burgosurve ndaj të cilëve janë aplikuar këto masa.

Leave A Reply

Your email address will not be published.