94 dhe 90 vjeç mundin Covid-19, çifti nga Mirëdita: Kemi mbajtur dietë

0 320

Një çift i moshuar nga Mirëdita kanë kaluar Covid-19 me sukses. Lajmin e kanë bërë ata vetë në një emision televiziv. Kola dhe Mirka kanë qenë të dy të infektuar me Covid-19 në të njëjtin kohë dhe e kanë kaluar me sukses këtë betejë. Gruaja është 94-vjeç ndërsa burri është 90 vjeç.

Ata kanë deklaruar se Covid-19 e kanë kaluar duke mbajtur dietë që nga dita e parë e infektimit deri sa e kanë kaluar atë. Ata kanë thënë se kanë kaluar Covid duke marrë ajer të pastër dhe duke ngrënë ushqime të shëndetshme.

“Mua familja më ka vendosur dietë. Ditën e parë që më ka kap sëmundja dhe 60 ditë rrjesht më ka vendos dietë. Tre herë në ditë unë kam ngrënë 3 lugë mjaltë, 3 limona dhe 3 portokallë. Duhet ajër. Duhet të ecësh. Kam bërë prova dhe shkoj 1 km e gjys duke ecur”,-tha Kola.

Kurse Mirka ka thënë se janë kujdesur shumë për njëri-tjetrin dhe se kjo i ka ndihmuar shumë ata. ”Për zotin po ta them si as re, as bijë, as djalë, izmetin që ma ka bërë ky asnjë njeri tjetër”, tha Mrika.

Leave A Reply

Your email address will not be published.