100 vota pro 5 Qershorit/Ambasada e SHBA-së: Një hap më pranë Bashkimit Europian

0 30

Ambasada e SHBA-së në Tiranë, ka përshëndetur miratimin e marrëveshjes së 5 Qershorit në Parlament. Përmes një postim në Twitter, Ambasada shkruan se ky është një hap drejt Bashkimit Europian. ”SHBA përgëzon parlamentin për miratimin e reformës zgjedhore të arritur në marrëveshjen e 5 qershorit në Këshillin Politik. Ky veprim nderon marrëveshjen e partive dhe e çon Shqipërinë një hap më pranë Bashkimit Europian”.

Marrëveshja e 5 Qershorit është ndryshimet në Kodin Zgjedhor nga amendamentet e dakordësuara pikërisht nga puna disa mujore në Këshillin Politik mes PS, opozitës parlamentare dhe PD-LSI por edhe falë ndërmjetësimit të ndërkombëtarëve.

Kuvendi ka para tashmë një tjetër marrëveshje, atë PS-opozitë parlamentare për listat e hapura dhe ndalimin e koalicioneve si dhe për pragun e ri zgjedhor. Ajo do të votohet më 30 korrik teksa mazhoranca siguron se ajo do të miratohet ashtu siç u miratua edhe marrëveshja e 5 Qershorit sot.

Leave A Reply

Your email address will not be published.