A do të krijojnë parti dhe grup të ri parlamentar? Spaho tregon lëvizjet që po përgatit Berisha

0 194

Deputeti i përjashtuar i PD-së, Edmond Spaho ndau sot në emisionin ‘Breaking’ detajet e lëvizjeve që po përgatisin mbështetësit e Berishës.

Ai ka hedhur poshtë në mënyrë automatike se Berisha me mbështetësit e tij mund të krijojnë një parti të re, apo një grup të ri parlamentar.

“Nuk kemi ndërmend as të krijojmë as grup parlamentar asgjë, e as parti të re. Do të punojmë të krijojmë një lëvizje të re opozite. Edhe godinën e PD e blindoi ia kaloi si institucion qeveritar Edi Ramës. Çfarë lideri opozite është ai”, tha Spaho.

Leave A Reply

Your email address will not be published.