A do të ndryshohet performanca e Ronelës nga Eurovizioni?

0 42

Eurovizion e cilësoi të ekzagjeruar performancën e Ronela Hajatit. Ndaj i hoqi disa nga fotot në Twitter.

Asnjë shpjegim nuk është dhënë dhe Shqipëria ishte i vetmi vend që nga dita e parë e provave që postimi u fshi dhe u ri-ngarkua. Pas këtij veprimi nisën menjëherë aludimet se arsyeja e këtij veprimi ishte për shkak të performanës të konsideruar si “provokative”.

Stilisti Niko Komani, anëtar i delegacionit shqiptar është shprehur në lidhje me këtë çështje duke thënë se është bërë më e madhe nga sa ishte. Ai ka shtuar se kënga ka pasur një impakt mjaft të mirë deri tani.

“Unë mendoj se është bërë më e madhe sesa është, por di të them që impakti këtej është shumë i mirë. I shikoj të gjithë njerëzit duke reaguar për këngën, për performancën, për fotot… Dhe jemi të gjithë shumë me këmbë në tokë nga e gjithë dashuria që po marrim. Për kaq kohë sa kemi këtu një është nga këngët që kemi dëgjuar më shumë si nëpër klube si nëpër bare. E ndalojnë Ronelën në rrugë për të bërë foto dhe për t’i dhënë mbështetje”- tha ai.

Klaudia Pepa ka folur gjithashtu dhe ka thënë se asgjë nuk do ndryshohet nga performanca e planifikuar tashmë. Ajo është koreografe dhe kërcimtare pjesë e performancës dhe është shprehur mjaft e lumtur që është pjesë e ekipit shqiptar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.