A duhet arrestuar ish-presidenti Nishani si durrsakja 25 vjeçare?

57

Pas arrestimit te Xhuljana Aliaj, 25 vjeçe, lindur dhe banuese në Durrës vetëm se ka shprehur një shqetsim dhe revoltë, por edhe një alarm për diçka që mund ti ndodhë asaj dhe banorëve, a do të mund policia të arrestojë ish-presidentin Bujar Nishani?

Le të shikojmë në fillim se pse u arrestua 25 vjeçarja (shiko faksimilen)

Ndërsa ish-presidenti, pas represionit dhe paralajmërimëve të këtyre ditëve nga kryeministri, ka shkuar edhe më tej se sa Xhuljana Aliaj. I ka thënë në facebook, kryeministrit, se jeni një “idiot”.

A duhet me shumë se sa durrsakja Aliaj që sipas kriterit qeveritar, që të ndalonin ish-presidentin e Republikës?!

Por le të ndjekim debatin dhe replikat mes ish-presidentit Nishani dhe E’them Rukës, një ish-deputet dhe ish-ministër i PS.

Ja se ç’shkruan ish-presidenti:

E’hem Ruka që mban dhe titullin “Profesor” qënka revoltuar e më është kundërvënë pse i kam thënë një njeriu të papërgjegjshëm deri në ekstrem “idiot”!

Ky profesor që merr përsipër të arsimojë rininë tonë nuk i bën përshtypje dhe i duket normale që kryeministri i një vendi del në publik e deklaron se “unë kam shpallur Gjëndjen e Jashtëzakonshme dhe me këtë do mund të mbyll ekranet e median.”

Këtij profesori i duket normale që kryeministri në vend të nxjerrë trupat e shqiptarëve nga rrënojat, i jep vetes kompetencat e sulltanit, që nuk Ia njeh asnjë ligj e as Kushtetuta e këtij vendi.

Këtij profesori i duket normale që kryeministri, në vend të strehojë fëmijët dhe pleqtë që janë në mes të shiut e të ftohtit, del e shantazhon median që informon publikun.

Këtij profesori i duket normale që kryeministri, në vend t’u japë një supë të ngrohtë e një gotë çaj shqiptarëve që gdhihen jashtë, kërcënon mediat që denoncojnë vjedhjet edhe të batanijeve të nevojtarëve.

“Profesori” është prekur pse nuk solidarizohemi me palaçollëkun e kryeministrit dhe jo me hallet dhe të vërtetat e qytetarëve nën rrënoja.

Halli i profesorit është se mos na zbulohen paudhësitë dhe gënjeshtrat e kryeministrit dhe jo si të mbulohen shqiptarët nën qiellin e hapur. Për fat, duhet ta kuptojmë pse mafia vazhdon e mban të uzurpuar pushtetin.

Propaganda e shpifur që fshehu dhe injoroi dëmet e tërmetit të parë, i çoi në varr 49 shqiptarë të mirë. Dhe ne rrimë e gjykojmë ata të mjerët që shesin votën për një thes miell!

Por le të shikojmë dhe reagimin e profesor Ethem Rukës:

 

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.