A po thellohet përçarja? Mblidhet sot Këshilli Kombëtar i PD

0 42

Ditën e sotme do të mblidhet Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike.

Lajmin e bëri të ditur një ditë më parë Komisioni i Rithemelimit përmes një njoftimi të Edi Palokës.

Këshilli i ri Kombëtar u zgjodh në Kuvendin e 30 prillit, i organizuar nga “Rithemelimi” dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Paloka bëri të ditur se Këshilli Kombëtar do të mblidhet në orën 18.00 dhe gjatë kësaj mbledhjeje do të zgjidhet edhe kryetari i këtij organi të PD-së.

Po ashtu ai tha se do të mbajnë edhe një qëndrim për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Kuvendi i 30 prillit duket se e ka thelluar edhe më shumë çarjen mes palëve në selinë blu, ndonëse pas 6 marsit pati tentativa dhe retorikë për bashkim.

“Rithemelimi” nuk e njeh Enkelejd Alibeaj si kryetar të grupit parlamentar, pasi votuan për ta shkarkuar në Kuvend. Për rrjedhojë deputetët që mbështesin këtë palë dhe që janë pjesë e komisionit bojkotuan dje mbledhjen e thirrur nga Alibeaj për të diskutuar çështjen e presidentit.

Paloka tha se Këshilli Kombëtar është i vetmi organ legjitim për të mbajtur një qëndrim lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri, ndërkohë që Alibeaj është shprehur se ky Këshill është një institucion paralel dhe i vetmi organ legjitim sipas tij është Grupi Parlamentar i PD-së.

Leave A Reply

Your email address will not be published.