Abuzimi i 15-vjeçares nga roja/Manja: Të hiqet gjykimi i shkurtuar

0 308

Abuzimi i së miturës nga mosha 12 deri në 15 vjeç, nga roja i shkollës ”Azem Hajdari” në Babrru, ka rikthyer edhe njëherë debatin për dënimet e autorëve. Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja tha se do të propozojë heqjen e alternativës për gjykim të shkurtuar për autorët e veprave penale me të mitur dhe dhunën në familje teksa në seancë dëgjimore ishte ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Sipas Manjës autorët kanë përfituar nga kjo dispozitë ligjore, ndërsa kërkoi nga gjyqtarët dhe prokurorët të ngrihen në nivelin e përgjegjësive. Ashpërsimi për veprat penale të dhunës në familje dhe ato me të mitur është kërkuar nga deputetja Elena Xhina, i cili ka gjetur dhe mbështetjen nga ministrja Gjonaj. Xhina ngre si shqetësim faktin që të gjendet mekanizmi i duhur që dhunuesit dhe të pandehurit të mos përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar.

Ngritja e Instituti për të miturit kërkon një buxhet shumë të lartë arsyetoi ministrja Gjonaj edhe për këtë janë inspektuar disa godina, si ajo në Pogradec dhe nga ana tjetër bashkitë nuk ofrojnë burime njerëzore për të trajtuar të miturit. Deputetja Vasilika Hysi nga ana tjetër u shpreh se janë dhënë e po jepen shumë para për reformën në drejtësi dhe po lihet pas dore mbrojtja e të miturve. Në përfundim deputetët kërkuan edhe një kontroll parlamentar i situatës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.