Abuzimi me të miturit/ Luarasi: Problemi është edhe tek mentaliteti

0 15

Pedagogia Iris Luarasi, një nga mbështetëset e marshimit të sotëm në Tiranë, u shpreh se problemi në Shqipëri nuk është vetëm tek zbatimi i ligjit, por edhe mentaliteti i shoqërisë.

”Ne dimë që është ligji dhe është edhe “Maliqi”. Ne kemi problemin e zbatimit të ligjit. Unë nuk mendoj se çdo gjë varet nga ligji, sepse kemi edhe mentalitetin shoqëror. Rastin që u bë simbol i marshimit, është rast i përsëritur. Është ai i Kavajës që ka të njëjtën rrjedhë. Ti shikon në një komunitete të vogël që të gjithë e dinë atë që po i ndodh një fëmije dhe të ngrejnë telefonin ti bien një numri. Sepse mentaliteti i njerëzve, kolegët gazetarët më thonin se është e tmerrshme. Arsyeja që ndodhi gjithë kjo gjë e bukur te sheshi “Nënë Tereza”, brenda shoqërisë shqiptarë ka pafund zëra. Patjetër që do edhe ndryshime ligjore”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.