Acari mbërthen Shqipërinë, temperatura deri -9 gradë Celsius

0 142

Një acar i vërtetë do të mbërthejë Shqipërinë gjatë kësaj fundjave, ku temperaturat pritet të arrijnë deri në -9 gradë Celsius në vendet malore, por me një mot të kthjellët e pa reshje shiu apo bore.

Do të jenë lartësitë e Pukës, Kukësit, Bajram Currit, Ersekës dhe Korçës, ato ku do të regjistrohen edhe temperaturat më të ulëta, duke nisur nga e premtja.

Ndërsa, në zona si Tirana, Durrësi, Fieri apo Elbasani, termometri do të jetë me temperatura të qëndrueshme dimërore. Ato minimale në vendet e ulëta dhe bregdetare, do të shkojnë deri në 0 gradë.

Sakaq, problematike me rrugët nuk janë lajmëruar. Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar, është thënë se ekipet gjenden në terren, për të shmangur çdo problematikë.

Mbi të gjitha, në vendet më turistike ku edhe vendasit zgjedhin të kalojnë fundjavën, si zonat e Dardhës, Voskopojës apo zonat malore në Theth, Lëpushë e Valbonë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.