Afera e inceneratorëve, SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar Zoton dhe Gugalljan

0 41

SPAK ka shpallur në kërkim ndërkombëtar Klodian Zoton dhe Stela Gugallja, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në aferën e inceneratorëve.

Zoto dhe Gugallja janë shpallur në kërkim pas arrestimit të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka për aferën e inceneratorëve.

Sipas “News24”, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja janë kërkuar brenda vendit nga Policia e Shtetit, por deri më tani nuk janë arritur të gjenden. Për këtë arsye Prokuroria e Posaçme SPAK ka kërkuar që ata të shpallen në kërkim ndërkombëtar, me dyshimet se mund të jenë larguar nga vendi.

Kujtojmë se për të dy pronarët e kompanive të lidhura me inceneratorët, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto, GJKKO ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.