Afron ndeshja, zhduket posteri gjigand i Murinjos mbi Universitetin e Tiranës

0 39

Finalja e Ligës së Konferencës po afron dhe në ditën e ndeshjes, përtej preferencave personale, qyteti i Tiranës duhet të jetë neutral për tifozeritë e skuadrave të Romës dhe Fejnord.

Kjo është arsyeja pse në një nga godinat dalluese te kryeqytetit, atë të Universitetit Politeknik të Tiranës, është zhdukur posteri i madh që ishte vendosur gjatë ditës së djeshme.

Në atë poster shfaqej Murinjo mbi një Vespa, një pamje e cila është bërë e famshme në Itali, e më të cilën mirëpritej tekniku portugez në Tiranë. Por sot shihet se si është hequr posteri, pasi pritet që të ketë grumbullime tifozësh edhe në sheshin ”Nënë Tereza” para hyrjes në stadium e duheshin evituar incidente të mundshme.

Leave A Reply

Your email address will not be published.