Agron Gjekmarkaj: Më 8 janar kishte plan për gjakderdhje

0 138

Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, njëherazi dhe deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj, në një intervistë të dhënë në emisionin “Real Story”, foli për protestën në PD, më 8 janar.

Gjekmarkaj tha se ka pasur skenarë të qarta se atë ditë të shkaktohej gjakderdhje e arkivole të dala nga selia.

“Ne se urrejmë Berishën, përkundrazi. Ata që bëri më 8 janar, në raportin me kohën, ia kemi kryer të gjitha borxhet si votues e demokrat. Është koha për një hap pas. Ai do e bëj atë i kushtëzuar nga rrethanat. Ato janë hapa vetëshkatërres në personalitetin e Berishës. Unë kam shkuar me vetëdije në selinë e PD më 8 janar. Askush nuk e mendonte se mund të kishim një kapërcim të tillë. Jam i sigurt që atë ditë ishin bërë projekte për gjakderdhje e arkivole për të dalë nga PD. Disa ishin nga ana e dyerve duke gjuajtur me varre, kokë dashi, shkallë, e ne ishim pas dyerve e dëgjonim të gjitha sharjet, kërcënimet, gjithë atë det që do e materializonin po të futeshin brenda. Situata bëhej dramatike. Përpiqesha të mbaja me gajret ata që ishin afër. E kam përjetuar në vetë të parë në raport me familjen time. Vajza më telefononte e qante. Buzëqeshja si fajtor. Çfarë t’i thoja? T’i thoja që Berishën që kam votuar 30 vite më ka rrethuar?”, tha Gjekmarkaj.

I pyetur se nëse 21 janari dhe 8 janari kanë të njëjtin autor, deputeti Gjekmarkaj tha:

“Duke parë atë egërsi gjuhe, të rrethuar ngado duke na gjuajtur me gurë jam i sigurt që do të ndodhte një tragjedi i rrallë. Unë s’e kam justifikuar vdekjen e 4 personave në bulevard. Sigurisht keqardhja është e madhe. Kur mendoj sot se do të kishte skena të ngjashme me 8 janarin, mendoj që Shqipëria duhet të ndahet nga skena të tilla. Unë nuk dua të ngarkoj me faj askënd. Unë po flas mbi një perceptim. 21 janari është fakt, drejtësia nuk nxori përgjegjësinë direkte. Ne ishim në partinë tonë, ishim brenda rolit, të pa armatosur. Ne ishim brenda. Si mund të cënonim ne dikë. Agresorët erdhën nga jashtë. Më 21 janar kush shkeli këmbëzën i takon drejtësisë ta zbardhi. Më 8 janar kishte një emër, ishte Sali Berisha dhe njerëzit përreth tij”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.