Ahmetaj udhëtim privat me Mërtirin, Rama: Partia juaj më ka nxjerrë lakuriq

0 204

Teksa deputeti Belind Këlliçi, ka nxjerrë në Komisionin Hetimor foto të një udhëtimi privat të zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj me biznesmenin Mirel Mërtiri disa vite më parë, Rama është shprehur se fotografitë duhen verifikuar.

Kryeministri Rama thotë se njerëzit nuk duhen inkriminuar vetëm për shkak të një fotoje, ndërsa kujtoi fotot lakuriq që PD i ka nxjerrë disa vite më parë.

Këlliçi: A është etike që udhëton privatisht me një nga personat e konçensionit.

Rama: E para meqë më pyetët për kodin etik. E kam kërkuar unë të vendoset në qeveri dhe është aprovuar që në fillim fare. Është vendosur që ministrat, kryeministri nuk udhëtojnë në biznes klas, përveç rasteve të veçanta. Dhe sot, në Këshillin e Ministrave ka një muze plus një depozitë me dhurata që kanë të gjitha bashkë një vlerë shumë të madhe. Që unë i kam regjistruar aty dhe ia kam lënë shtetit shqiptar. Ajo që më tregoni tani, është për t’u parë se çfarë rrethanash, është për t’u gjykuar nga struktura që i gjykon.

Këlliçi: Ky episod ka ndodhur 5 vite më parë. Të kishit marrë informacion më parë.

Rama: Nuk flas në emër të të tjerëve. Një shënim këtu, nëse është e saktë data, ai nuk ka qenë ministër. Nëse data është e saktë, nuk ka qenë ministër. Duhet verifikuar. Mos të inkriminojmë njerëzit me foto. Nuk dihet se çfarë fotosh të dalin nesër, unë do të të mbroj ty. Unë do të të mbroj ty pasi mua më kanë nxjerrë lakuriq, më nxorri lakuriq ish-partia jote. (I drejtohet Tabakut) Mua partia juaj më ka nxjerrë lakuriq. Kjo kulturë kap foto dhe nxirr. Mos u merrni me foto.

Leave A Reply

Your email address will not be published.