Mazhoranca nuk e ka pranuar kandidaturën e Simon Mirakës si anëtar të Autoritet të Informimit mbi Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit, gjë për të cilën Berisha ka reaguar për ta quajtur diskriminues.
Taulant Balla thotë se zgjedhja e tyre ishte për shkak se Sali Berisha kishte firmosur për kandidaturën e tij.
Balla deklaroi se Miraka mund të zgjidhet nëse i kërkon “Berishës të heqë firmën”.
Balla tha mbrëmjen e djeshme se “çdo gjë që vjen si propozim ku është firma e Sali Berishës, nuk vlen”.
Me ironi, Balla e quajti ish-kryeministrin Berisha “Katran”.
“Sali Berisha është katran me bojë dhe i pakrahasueshëm në llojin e vet”, tha Balla.