Aksi Elbasan-Banjë/Rama: Për herë të parë asfalti me pluhur gome (VIDEO)

0 330

Përfundon rehabilitimi i aksit rrugor Elbasan-Banjë, segment tashmë i aksesueshëm për të gjithë banorët e zonës që shtrihet përgjatë tij por edhe vizitorët që do e kenë më të lehtë të lidhen me këtë zonë.

Në inspektimin e kësaj rruge kanë qenë kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, një investim i qeverisë ku u bë i mundur rehabilitimi i 8.5 km rrugë, ndërtimi i 3 urave përgjatë këtij segmenti si dhe plotësimi me sinjalistikën e nevojshme duke rritur elementët e sigurisë rrugore.

E veçanta e kësaj rruge është se për herë të parë në shtrimin e saj pra në shtresën asfaltike është përdorur pluhur gome. Rama tha se rehabilitimi i këtij segmenti është një lehtësim i madh edhe për fermerët e kësaj zone të cilët do të aksesojnë më lehtë tokat e tyre por edhe tregjet për të tregtuar produktet.

Përfundon rehabilitimi i aksit rrugor Elbasan-Banjë dhe tashmë ky segment është i aksesueshëm për të gjithë banorët e zonës që shtrihet përgjatë tij, por edhe vizitorët tashmë kanë një infrastrukturë më të mirë e cila do ta lehtësojë ndjeshëm aksesin për në këtë zonë. Në sajë të investimit të Qeverisë Shqiptare u bë e mundur rehabilitimi i 8.5 km rrugë, ndërtimi i 3 urave përgjatë këtij segmenti si dhe plotësimi me sinjalistikën e nevojshme duke rritur elementët e sigurisë rrugore. Për herë të parë në këtë aks rrugor janë realizuar shtresat asfaltike me pluhur gome (riciklim i gomave të përdorura) si Teknologji e Gjelbër. Rehabilitimi i këtij segmenti është një lehtësim i madh edhe për fermerët e kësaj zone të cilët do të aksesojnë më lehtë tokat e tyre por edhe tregjet për të tregtuar produktet.

Gepostet von Edi Rama am Montag, 22. Juni 2020

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.