Aksidentohet me “Ferrari” djali i deputetes, humb jetën

0 183

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Greqi, në zonën e Pigadakias. Një makinë luksoze “Ferrari” është përplasur me një pemë, për pasojë ka marrë flakë.

Sipas mediave greke, ka vdekur vëllai i deputetes Katerina Monogyiou, George, 45 vjeç, i cili drejtonte makinën për herë të parë sot.

Aksidenti ka ndodhur kur drejtuesi i mjetit ka tentuar të shmangë një këmbësor dhe për pasojë ka humbur kontrollin e makinës e cila është përplasur me në një pemë dhe ka marrë flakë.

Mësohet se brenda Ferrarit ndodhej bashkëshortja e biznesmenit 45-vjeçar, Athena Kontopanou, e cila u hodh nga dritarja pas përplasjes së dhunshme.

Trupi i pajetë i 45-vjeçarit u transportua në morgun e Vulës ndërsa e plagosura është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm Shtetëror të Nikaisë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.