Aktorja Jennifer Garner rrëfen si e la i dashuri pas puthjes së parë: Të nesërmen më braktisi

0 159

Aktorja Jennifer Garner u vlerësua në Universitetin e Harvardit të shtunën me çmimin “Hasty Pudding 2022” nga trupa e shquar teatrore e universitetit.

Asaj iu drejtuan një sërë pyetjesh nga studentët, të cilave duhej tu përgjigjej. Një prej tyre e pyeti yllin e Hollywood për puthjen e parë dhe Garner nuk hezitoi të fliste.

“Ishte një djalë i quajtur Matt Crittenden. Ai tentoi të shkojë më tej se sa vetëm një puthje dhe unë nuk pranova. U nda nga unë të nesërmen. Më tha që unë isha e stepesha kur bëhej fjalë për seksin, dhe për këtë gjë isha krenare. Atëherë isha vetëm 18-vjeçe”, tha aktorja duke qeshur.

Ndërkohë foli me edhe për jetën aktuale, pas ndarjes nga aktori Ben Affleck.

“Pas rreth 2 muajsh mbush 50-vjeç”, u shpreh Jennifer Garner. “Jam shumë e emocionuar. Pikërisht këtë mëngjes, po filloja të bëja disa plane dhe të bëhesha paksa më serioze. Unë jam një njeri që i bëj planet në minutën e fundit.”

Leave A Reply

Your email address will not be published.