Aktualitet 65 viktima në 7 qarqe

0 319

Bilanci i koronavirusit vijon të rëndohet në vendin tonë. Ditën e sotme kanë humbur jetën 2 pacientë të tjerë të prekur me Covid-19, duke çuar në total numrin e personave që kanë humbur betejën me këtë virus në 65. Bëhet fjalë për një 74-vjeçare nga Shkodra dhe një 82-vjeçare nga Tirana, për të cilat Ministria e Shëndetësisë thotë se kishin sëmundje bashkëshoqëruese.

Viktimat janë regjistruar në 7 qarqe në vendin tonë, ku Tirana ka numrin më të larë të vdekje, me 36, për t’u ndjekur nga Durrësi, Fieri, Vlora, Shkodra, Kukësi dhe Elbasani. Gjatë ditës së sotme, ka pasur një ulje të ndjeshme të rasteve të reja, më konkretisht 45 që vijnë si rezultat edhe një numri jo shumë të lartë të testeve, krahasuar me ditët e tjera. Në total, gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 269 teste.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 21 raste në Tiranë, 10 në Shkodër, 4 në Elbasan, nga 3 raste Delvinë, Kurbin, nga 1 rast në Krujë, Kukës, Lezhë, Sarandë. Një lajm më optimist është se në 24 orët e fundit janë shëruar 57 qytetarë, duke e çuar në 1516 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalin infektiv po trajtohen 71 pacientë, 10 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar në gjendje të rëndë. Si rezultat rasteve të shtuar, MSh njofton se ka pasur një personel shëndetësor të shtuar, teksa u bën apel qytetarëve që të respektojnë masat, pasi virusi është sërish mes nesh.

“Numri i rasteve të rritura në 2 javët e fundit e ka vendosur sistemin shëndetësor në gadishmëri të shtuar, por në të njëjtën kohë është edhe një apel për të gjithë qytetarët për të qenë bashkëpunëtorë në këtë betejë. Ju lutemi, respektuar rregullat, duke ruajtur distancën nga njëri tjetri, duke mbajtur maskat në ambientet e mbyllura ku nuk është e mundur të ruhet distanca, duke ruajtur higjienën personale, duke ruajtur veten dhe të tjetër në mënyrë që të kufizojmë sa më shumë që të jetë e mundur përhapjen e Covid-19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale edhe një herë ka një lutje për qytetarët dhe bizneset të tregojnë kujdes sepse virusi është ende mes nesh. Mos neglizhoni asnjë shenjë të sëmundjes. Në rast se ju apo një i afërm i juaji keni shenja klinike të Covid19, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127”.

COVID-19-Statistika (1 Korrik 2020)

Testime totale 27303
Raste pozitive 2580
Raste të shëruara 1516
Raste Aktive 999
Humbje jete 65

(Qarku Tiranë 36, Durrës 11, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 9, Kukës 1, Elbasan 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve

Tiranë-367
Durrës-201
Shkodër-150
Vlorë-110
Fier-47
Lezhë-42
Korçë-28
Kukës-19
Elbasan-16
Gjirokastër-7
Berat-6
Dibër-6

Leave A Reply

Your email address will not be published.