AKU kontrolle në terren, bllokon 620 kg produkte ushqimore

0 306

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit gjatë kontrolleve në terren kanë vendosur një gjobë me vlerë 300,000 lekë, në një market ushqimor ku u konstatua tregtimi i produkteve të skaduara. Përsa i përket Planit të marrjes së mostrave, janë marrë 9 mostra produktesh të ndryshme në Elbasan (bukë gruri, kripë të jodizuar dhe pije alkoolike), si dhe u bë bllokimi 620 kg produkte ushqimore deri në daljen e përgjigjeve të analizave. Gjithashtu janë marrë mostra “fare bime” për analizim në Shkodër dhe 4 mostra për analizim sallatë jeshile në Berat.

Njoftimi i AKU:

AKU vijon kontrollet dhe monitorimet ne terren, masa administrative me “paralajmërim” në Tiranë dhe Shkodër, masë me “gjobë” në Pogradec.

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë vijuar gjatë ditës së sotme kontrollet zyrtare në garantim të sigurisë ushqimore dhe monitorimet në kuadër të Task-Forcës së ngritur kundër përhapjes së Covid-19.

Janë kryer 272 kontrolle zyrtare dhe monitorime.

Në Pogradec është vendosur 1 masë administrative “gjobë” me vlerë 300,000 lekë, në një market ushqimor ku u konstatua tregtimi i produkteve të skaduara. Masa administrative “paralajmërim” në Tiranë dhe Shkodër.

Përsa i përket Planit të marjes së mostrave, janë marrë 9 mostra produktesh të ndryshme në Elbasan (bukë gruri, kripë të jodizuar dhe pije alkoolike), si dhe u bë bllokimi 620 kg produkte ushqimore deri në daljen e përgjigjeve të analizave. Gjithashtu janë marrë mostra “fare bime” për analizim në Shkodër dhe 4 mostra për analizim sallatë jeshile në Berat.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë kontrollet dhe monitorimet rigoroze në të gjithë vendin me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve.

Leave A Reply

Your email address will not be published.