Akuza ndaj Presidentit/ Raporti: Më shumë se 122 fëmijë të vrarë në luftën kundër drogës

0 325

122 fëmijë të moshës 1 deri në 17-vjeç, janë vrarë nga policia në luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike, nga viti 2016 deri në dhjetor të 2019, nga Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte. Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, mësohet po vlerëson situatën në Filipine.

Duterte ka nisur një fushatë kundër trafikut dhe inkurajon policinë që të vrasë trafikantët e drogës. Raporti OMCT ka zbuluar 122 vrasje të fëmijëve mes korrikut të 2016 dhe dhjetorit 2019 në vendin aziatik.

Në bazë të hetimeve të kryera nga OMCT, pothuajse 40 % e fëmijëve u ekzekutuan nga policia, por më shumë se 60 % u vranë nga persona të panjohur, në shumiicën e rasteve sulmues të maskuar, disa prej të cilëve ishin në kontakt të drejtpërdrejtë me policinë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.