Akuza se abuzoi me 17-vjeçaren/ Habit babai: 72-vjeçari është…

0 338

Bajram Tusha, 72-vjeçari nga Saranda që akuzohet se abuzoi seksualisht me një 17-vjeçare, ka tronditur mbarë opinionin publik. Babai i 17-vjeçares, Vullneti, habit duke thënë se 72-vjeçari është i pafajshëm. Në një intervistë për “Shqipëria Live”, Vullneti tha se Bajrami është mik i shtëpisë së tyre dhe i ka dalë në krah për çdo gjë. “Kushtet janë copë-copë, Bajram Tusha nuk ka bukë të hajë. Ai më ka dalë në krah për çdo gjë. Nuk e bënte kurrë ai te fëmija ime këtë gjë. Ju i patë vetë kushtet në shtëpi, këtu nuk ka lukse, një djalë që ka në shtëpi Bajram Tusha, vjen një herë në muaj. Djali im, Bajram Tushën e thërret gjysh. Bajram Tusha jeton me kotecin e pulave dhe pensionin e tij, prej 140 mijë lekësh të vjetra. Ka ardhur gruaja ime që ka ndihmuar bashkë me mua, dhe kur ka ardhur vajza ka ardhur bashkë me gruan ose me mua, asnjëherë s’ka qenë e vetme”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.