Akuzat e Bashës për fshehjen e viktimave, SPAK: Nuk është ngritur ende një grup hetimor

0 347

Pas akuzave të kreut të PD-së, Lulzim Basha se qeveria fsheh numrin e viktimave nga Covid-19, Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka reaguar duke thënë se nuk ka kompetenca të hetojë në lidhje me inventarin e viktimave pas infektimit me Covid-19.

Për ”Report TV”, SPAK është shprehur se nuk mund të merret me deklarata politike. Prokuroria e Tiranës që ka kompetencë nuk ka ngritur ende nje grup hetimor dhe për pasojë nuk është bërë asnjë verifikim. “Nuk kemi kompetenca të inventarizojmë të vdekurit apo të merremi me deklarata politike”,- tha SPAK.

Lulzim Basha i ftuar mbrëmjen e së enjtes në emisionin ”Opinion”, nxori një dokument nga morgu që tregon sipas tij, se numri i viktimave është shumë më I madh nga sa shpallet çdo ditë nga qeveria.

Leave A Reply

Your email address will not be published.