Akuzohet se shkaktoi tragjedinë në Himarë, çfarë tha Arjan Tases në gjyq

0 28

I dyshuari për vrasjen e 7-vjeçares Jonada Avdia, Arjan Tase doli sot para trupit gjykues.

Ai nuk e ka kundërshtuar masën e sigurisë e dhënë nga gjykata e Vlorës për ta lënë në burg.

Në seancë, ai ka ngushëlluar familjarët e Jonada Avdisë, por gjithashtu i ka kërkuar falje edhe kolegëve të tij në Policinë e Shtetit.

“Ngushëllime familjarëve, i kërkoj falje Policisë së Shtetit,”-tha Arjan Tase në seancë.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 gusht në Plazhin e Potamit. E mitura, Jonada Avdia po lahej në det kur u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones, e më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Për këtë ngjarje të rëndë është shkarkuar i gjithë zinxhiri drejtues i Policisë Kufitare të Vlorës, si edhe inspektorët përgjegjës, por protestuesit kërkojnë 3 dorëheqje të tjera. Ndaj kryeministrit Edi Rama kërkohet dorëheqja e Bledi Çuçit, Mirela Kumbaros dhe Gledis Nanos. Ndërsa autori i ngjarjes, Arjan Tase po përballet me drejtësinë, me akuzën e vrasjes me dashje.

Leave A Reply

Your email address will not be published.