Alarm në Malin e Zi/ Mesazhe kërcënuese për bomba dhe shpërthime

0 32

Alarm për bomba në Malin e Zi.

Ditët e fundit në vendin fqinjë u janë dërguar në emai-et mesazhe kërcënuese mjaft drejtues institucionesh duke shkaktuar panik.

Media vendase raporton se për shkak të këtyre kërcënimeve, disa shkolla kanë pezulluar mësimin për sigurinë e nxënësve. Madje edhe bashkia.

Shkollat e Podgoricës kanë marrë rekomandim nga Drejtoria e Policisë (UP) që nxënësit të cilët janë në turnin e dytë, i cili zakonisht fillon në mesditë, të mos vijnë në mësim.

Disa shkolla në Podgoricë, pas rekomandimit të UP-së, tashmë i kanë ftuar prindërit që të vijnë në shkollë për fëmijët më të vegjël.

Leave A Reply

Your email address will not be published.