Alarmi nga mjeku shqiptar në Nju-Jork: Trajtimet ndaj Covid-19 janë të dyshimta

0 427

Covid-19 është përditshmëria jonë dhe lajmet për pandeminë nuk kanë të mbaruar, pasi frika dhe interesi është i madh. Sulejman Çelaj, drejtor i pavijonit të kardiologjisë në një prej spitaleve Covid, në Bronks të Nju-Jorkut, ka folur për situatën nga pandemia në vendin tonë. Doktori thotë se në luftën ndaj koronavirusit, përgjegjësia është individuale dhe sistemi imunitar është ai që vendos.

“Në Tiranë, lokalet janë të mbushur, njerëzit nuk mbajnë distancë. Komunikacioni shumë i dendur tregon se njerëzit nuk po izolohen dhe po vazhdojnë jetën normale. Mua më duket normale jeta në Tiranë. Kam punuar në pavijone me pacientë 100% me Covid-19 dhe duke zbatuar protokollet, duke mbajtur maskën, nuk jam infektuar, jo vetëm unë, por shumica e personelit mjekësor.

Në radhë të parë, njerëzit duhet të mbajnë maskat që të mos infektohen. Parandalimi është trajtimi më i mirë i kësaj sëmundjeje. Unë sugjeroj që të mbajmë maskat, në rastet kur nuk mbajnë dot distancën 2 metra.

Duhet të bëhet një jetë më e shëndetshme, ushqim i rregullt, mospirja e duhanit. Secili duhet të kujdeset për veten dhe të marrë masa të mos infektohet. Trajtimet e infektimeve janë shumë të dyshimta, pasi ne mundohemi vetëm të trajtojmë simptomat, mundohemi të parandalojmë infektimet me baktere të ndryshme, ndërsa për virusin nuk kemi trajtim. Trupi e lufton veten, sistemi imunitar vendos. Përgjegjësia është individuale”, u shpreh mjeku.

Leave A Reply

Your email address will not be published.