Alarmohen banorët! Gjendet arkivol në mes të rrugës në Durrës

0 200

Qytetarët e Durrësit kanë gjetur ditën e sotme në mes të rrugës një arkivol.

Nuk dihet arsyeja dhe personi që ka kryer një veprim të tillë, mirëpo banorët janë alarmuar kur e kanë parë.

Siç duket nga fotot arkivoli është vendosur në anë të rrugës dhe duket të jetë i padëmtuar.

Simbolika e këtij objekti ka bërë që mjaft qytetarë të shfaqin shqetësim për prezencën e tij në afërsi të banesave të tyre, ndërsa mbetet për t’u parë nëse kemi të bëjmë me një rastësi apo gjithçka është mesazh ndaj dikujt.

Leave A Reply

Your email address will not be published.