Albana Vokshi: Ja çfarë do të ndodhë pas Kuvendit të 30 prillit

0 45

Deputetja Albana Vokshi ka komentuar procesin e zgjedhjeve që organizoi Komisioni i Rithemelimit në degë. Ajo shprehet se ka pasur disa problematika në këtë proces, sidomos në atë të listave me emrat e anëtarëve të PD-së.

Vokshi deklaroi se menjëherë pas Kuvendit Kombëtar të 30 prillit, detyra e parë e Komisionit të Rithemelimit është hartimi i listave të sakta të anëtarësisë.

“Një gjë që është problematikë e mbartur është pjesa e listave të anëtarësisë së PD-së. Është evidentuar në zgjedhjet e mëparshme. Ka pasur ndryshim të numrave të anëtarësisë për të qenë edhe të sinqertë. Kemi përdorur listën e trashëguar nga PD. Është menaxhuar nga qendrat e votimit, ka fryrje dhe efektivitet. Detyra nr. 1 ka Kuvendit është fillimi i punës për lista të sakta, jo fiktive të PD-së. E theksoj edhe njëherë që janë dy degë ende, Malësia e Madhe dhe dega 12. Shifra në total do jetë mbi 40 mijë anëtarë. Ka pasur fluks, në Kuvendin e 18 dhjetorit ka pasur 108 qendra votimi. Durrësi ka pasur disa qendra votimi. Kjo ka bërë që qendrat e votimit kanë qenë më të aksesueshme. E ka bërë të pamundur edhe ardhjen e votuesve për zgjedhje për kryetar partie. Ana tjetër, që edhe e evidentova, ka pasur shumë fluks që kanë qëndruar me orë pranë një qendre votimi. Një pjesë e tyre edhe është larguar” – tha Vokshi.

Ndërkohë ish-deputeti Keltis Kruja ka folur mbi proceset e votimit në Malësinë e Madhe dhe degën nr.12 në Tiranë ku është ndërprerë procesi i votimit.

“Së pari, duke marrë shkas nga pyetjet, ky ëshgtë një proces që ndodh për herë të parë. Sigurisht si i tillë ka imperfeksionet e veta. Nuk mund të përmbushen pretendimet që në këtë proces. Do punojmë fort që për zgjedhjet e tjera të riparohen mangësitë apo gjëra teknike që i munguan këtij procesi. Për çështje teknike dhe organizative, njëra nga degët nuk kaloi në proces, ajo e Malësisë së Madhe, pritet të merret një vendim. Votimet për degën 12 të Tiranës do të zhvillohen javën e ardhshme” – tha Kruja.

Leave A Reply

Your email address will not be published.