Alibeaj flet për zgjedhjen e presidentit të ri: Diskutuam me përgjegjësi të lartë, ja çfarë pritet të ndodhë nesër…

0 37

Enkelejd Alibeaj në dalje nga selia blu tha se në mbledhjen me grupin parlamentar të Partisë Demokratike u diskutua me përgjegjësi të lartë për të zgjedhur atë që ai e cilëson “Presidentin e shqiptarëve”.

Gjatë deklaratës për mediat, Alibeaj theksoi se nesër ai do të zhvillojë takime me kolegë deputetë dhe me partitë aleate për të diskutuar dhe për të dalë me një emër konkret dhe të përbashkët të opozitës për kreun e ri të shtetit.

“Gjithçka çfarë është vepruar dhe artikuluar në selinë e kryesisë sot u mblodhëm në vijim të asaj të djeshmes që mori dakordësinë ditën e djeshme ky dokument. Diskutuam në sensin më të lartë të përgjegjësisë. Më e rëndësishme është që unë kam dëshirën që presidenti i republikës ne jemi ne proces për të zgjedhur president6in e shqiptarëve. Jemi në një linjë nga 26 anëtarë kolegë tua bëjmë me dije se në një mbledhje tjetër nesër pasdite do të diskutojmë të gjitha cështjes të pjesëmarrjes së këtij procesi në zgjedhje. Qëe nesër do të konsultohem me të gjithë deputetët e opozitës për të shprehur edhe vullnetin e tyre , kjo është e para që dua të them publikisht dhe për cilindo të jetë transparent. Ne nuk kemi asgjë për të fshehur. Nga nesër gjithashtu do të konsultohemi edhe me aleatët tanë, do të diskutojmë për të gjitha dëshirat dhe emrat që do na propozojnë për kreun e ri të shtetit”, tha Alibeaj.

Leave A Reply

Your email address will not be published.