Alibeaj: Presidenti të jetë anti-komunist. Ja çfarë nënkupton ky kriter

0 25

Enkelejd Alibeaj ka dhënë një deklaratë për mediat nga kryesia e Kuvendit për zgjedhjen presidentit.

Alibeaj u shpreh se u ka përcjellë qëndrimin e PD grupeve të opozitës duke theksuar se presidenti duhet të jetë neutral.

“Një figurë që të jetë shqiptarëve dalë mbi palët politike, ti qëndrojë të gjitha sfidave. Për të arritur në këtë pikësynim ne jemi ofruar për një proces, procesi është i pari, një proces i sinqertë, proces i bazuar në kritere është garancia e parë në një produkt siç shqiptarët duan. Presidenti simbolizon unitetin,

Ja kam përcjellë qëndrimin zyrtar të PD grupit parlamentar, mazhorancws dhe grupeve të tjera dhe e shohim të udhës që ky proces duhet të jetë i tillë që mos perceptohet si lojë”, tha Alibeaj.

Ndër të tjera Alibeaj tha se Presidenti i ri duhet të jetë mbi palët politike dhe të jetë antikomunist.

“Kandidati për Presidenti i Republikës të mos ketë qenë bashkëpunëtor, informator, agjent i shërbimit sekret në periudhën 44-91. Mos të jetë anëtar i byrosë politike, antar i komitetit Qëndror të partisë të punës, mos të jetë prokuror gjyqtar që ka gjykuar dosjet”-tha Alibeaj.

Leave A Reply

Your email address will not be published.