Alibeaj takim me strukturat drejtuese të PD, ndjek shembullin e Berishës

0 37

Kur përplasjet mes dy grupimeve brenda PD vijojnë, tashmë i shkarkuar edhe nga funksionet në parti Enkelejd Alibeaj duke ndjekur shembullin e foltoreve së Berishës ka zbritur në bazë.

Këto takime vijnë në kohën kur vetëm dy javë na ndajnë nga zgjedhjet e 22 majit për kryetarin e Partisë Demokratike.

“Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, njëkohësisht kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, zhvilloi sot një takim me strukturar drejtuese të degës së PD, Mallakastër, takim i zhvilluar në qytetin e Ballshit. Ai ka zgjedhur pikërisht këtë qytet, si startin e takimeve që do zhvillojë me demokratët në të gjithë Shqipërinë në ditët dhe javët në vijim”,-thuhet në një njoftim të PD.

Edhe pse Alibeaj cilësohet si kryetar në detyrë nga një pjesë e PD, ai nuk e mban më këtë post pas vendimit të gjykatës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.