Alibeaj vendos kusht: Të zgjidhet brenda raundit të tretë, garanci është…

0 22

Kreu i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla foli për kriteret e vendosura si kusht në draftin e dorëzuar nga Enkelejd Alibeaj për zgjedhjen e presidentit. Balla u shpreh se për kriteret biem të gjithë dakord duke u ndalur te dekriminalizimi.

“Politikanë aktivë dhe anëtar i grupit të PS nuk mund të jenë. Për kriteret jemi dakord. Dekriminalizimi është ligj. Nëse ne biem dakord që një person ka rënë në rrjetën e dekriminalizimit ai do shkarkohet menjëherë. Propozimi ynë është se tani ju keni të drejtën tuaj për të propozuar. Dhe ne të shohim mundësinë. Në rast se nuk biem dakord në raundin e katërt ne do propozojnë dhe ju të vini të shpreheni me votë. Kushtetuta i tejkalon këto që bëjmë ne. Sillni një kandidaturë ose dy të mbështetura me firma të ndryshme.

Pastaj se po u bë kështu koha nuk është në dispozicion. Dua që në 23 apo 30 Maj të kemi një votim për një kandidaturë. Nëse ju i keni dhe i keni firmat mund ta sillni kandidaturën. Nëse doni që ne të sjellim një kandidaturë që në raundin e dytë dhe të tretë na e thoni. Mund ta bëjmë edhe kështu, Por kini parasysh si është procesi. Mendoj që fryma,, nuk kemi raste në të shkuarën. Në vitin 2007 një pjesë e opozitës ka propozuar një kandidat që nuk u pranua nga shumica. Mendoj të kalojmë te faza tjetër. Në dokumentin tuaj keni vetëm një element. Procesi duhet të synojë me çdo kusht zgjedhjen e presidentit me shumicë 84 votash. Kjo e tejkalon kushtetutën. Palët bien dakord për kriteret e përzgjedhjes së presidentit të republikës. Opozita parlamentare propozon në raundin e dytë dhe të tretë kandidaturat. Deri të dielën kemi kohë boll. Mund t’ia japim Shqipërisë mundësinë e një feste”, deklaroi Balla.

Enkelejd Alibeaj deklaroi se presidenti duhet të zgjidhet brenda raundit të tretë në mënyrë që të quhet konsesual ndërsa shtoi se garanci nga ana e maxhorancës do të ishte nëse hiqen raundi i katërt dhe i pestë.

“U hoqën dy kushte. U hoqën dy klauzola? Propozimi im është i qartë dhe nuk besoj se ka njeri që nuk e kupton. E drejta e propozimit t’i takojë opozitës. Kjo është një çështje që nuk do njeri mend për ta kuptuar. E pranoni ju këtë klauzolë për hir të kushtetutës. Vetëm në këtë mënyrë jepet një president që gëzon mbështetjen e të gjitha palëve politike. Po kalove te i katërti dhe i pesti ti e ken ë xhep. I vetmi proces kushtetues janë ato që përcaktohet në tre raundet e para. Raundi i katërt dhe i pestë mund të eksplorohet vetëm kur opozita bojkoton procesin.

Do jetë një president i etiketuar si i maxhorancës. Por kjo mund të bëhet vetëm kur opozita nuk merr pjesë në proces. Ne po marrim pjesë. Raund të katërt dhe të pestë nuk ka. Garanci është thuash që nuk ka raund 4 dhe 5. Deri te raundi i tretë duhet të kemi domosdoshmërisht presidentin. Kjo garanton procesin. Të mos jetë vetëm një propozim ekskluziv i yni. Shqiptarët do thonin çfarë është kjo lojë. Ne propozojmë një numër të caktuar kandidaturash duke iu lënë dhe ju hapësirën të merrni pjesë në proces. Kushtetutën dimë ta lexojë të gjithë”, tha Alibeaj.

Leave A Reply

Your email address will not be published.