Alimehmeti: Ka rënie transmetueshmërie, por mund të jetë momentale

0 191

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti ka treguar ditën e sotme se rreth 90-95% e rasteve me Covid në vendin tonë janë të variantit Omicron. Gjithsesi, ai tha se situata nuk është alarmante dhe se një person që infektohet me Omicron nuk merr më pas Delta.

“Jemi diku te 90-95% Omicron dhe diçka tjetër Delta. Antitrupat që krijon Omicron mban larg Deltën. Kemi parë që një person që ka pasur delta ka pasur mundësi të marrë Omicron mbrapa”, tha ai.Për epidemiologun është ende e paqartë se kur do të ketë rënie të kurbës, por momentalisht ka një ngadalësim të transmetueshmërisë. “E kemi të vështirë. Ka ngadalësuar. Ka shtete që pasi arritën një farë qetësie pasi u fut varianti i ri i Omicron u rritën, pra BA2. Ne nuk e dimë kur do të hyjë në Shqipëri.

Për momentin shikojmë një ngadalësim dhe shenja të lehta rënie. Por kjo mund të jetë vetëm diçka e momentit”, tha ai. Sa i përket Kosovës, epidemiologu thotë se situata atjë është më e rënduar, pasi atje nuk ka qarkulluar më parë varianti Delta.

Leave A Reply

Your email address will not be published.