Alketa Vejsiu: Ti je unike dhe me celulit. Bukuria nuk janë vithet dhe gjokset bujare por dija

0 121

Përmes një postimi në Instastory, moderatorja shumë e dashur për publikun, Alketa Vejsiu jep një mesazh të fortë për të gjitha vajzat, duke thënë se bukuria qëndron tek dija, te aftësitë, tek gjërat e vogla që të bëjnë të lumtur. Ajo ndalet edhe tek defektet që vajzat mund të gjejnë tek vetja, duke nënvizuar se gjithësecili prej nesh është unik në këtë botë, sido që të jetë me celulit, strija, quka apo buzë të holla. ”’Fundja jo të gjithë jetojmë për të qënë Miss Albania, Top Model apo Ylli i Instagramit që do të hapë një linjë kozmetike si Kylie Jenner. Dhe rezito kur të sfidojnë, vijo të jesh e lumtur. Djalli do vallëzojë gjithë kohës pas krahëve tona, thjesht refuzojë atë tango! Ishte mendimi i fundit i ditës”.

Shkrimi i plotë

Po çdo vajzë e mençur mund të jetë ylli atij që e dashuron, bija që i bën prindërit krenarë, nëna që fëmijët e kanë heroinë dhe mikja që të gjithë ndihen me fat që e kanë! Kjo të bën një vajzë të bukur e të përmbushur! Ky është sekreti i bukurisë! As buzët e fryra, as fotot perfekte në Instagram, as vithet e mbushura, as beli i hollë dhe as gjokset bujare! Të jesh e bukur është diçka tjetër!

Është dija, aftësitë krijuese që se lenë jetën të bëhet e mërzitshme, janë 1000 gjërat e vogla të lumturisë, janë vajzat që dinë të jenë një shembull i mirë për këdo, që nuk janë cinike dhe xheloze, që kanë vullnet e janë puntore, që zgjohen çdo mëngjes me një qëllim të madh, që kanë ëndrra që nuk nisin e përfundojnë në botën fallco që media dixhiale servir çdo sekondë, por që lidhen me aspirata frymëzuese për të cilat duhen orë të tëra leximi, studimi dhe pune!

Të jesh e bukur është diçka tjetër! Janë vajzat që duartrokasin lidershipin femëror në poste drejtuese, janë vazjat që nuk e marrin jetën lehtë si një koment i papërgjegjshëm në instagram , por që djersiten dhe lodhen për tja dalë! Për çdo vajzë që më ndjek me shumë sinqeritet, nga unë Alketa që dhe pse sjam perfekte në njëfar mënyre ja kam dalë: Ji e bukur në mënyrën tënde, ji krenare! Dhe mos harro, ti je unike, ska një qenie tjetër si ty në planet, dhe ky është krijimi më hyjnor i universit! Ndihu speciale sepse je speciale sido të jesh! Me celulit, rrudha, strija apo acne, quka apo buzë të holla, qerpikë të drejtë apo vetulla pa kënd, faqe petull apo hundëkarrotë.

Fundja jo të gjithë jetojmë për të qënë Miss Albania, Top Model apo Ylli i Instagramit që do të hapë një linjë kozmetike si Kylie Jenner. Dhe rezito kur të sfidojnë, vijo të jesh e lumtur. Djalli do vallëzojë gjithë kohës pas krahëve tona, thjesht refuzojë atë tango! Ishte mendimi i fundit i ditës!

Leave A Reply

Your email address will not be published.