Ambasada e SHBA reagon për votimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese

42

Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar për votimin e sotëm në Kuvend ku u zgjodhën  anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese. Ambasada shprehet se votimi i sotëm i Kuvendit çon para procesin e ringritjes së Gjykatës Kushtetuese.

Prej votimit unanim të reformës në drejtësi në 2016-ën, institucionet shqiptare, përfshirë edhe organet e reja të pavarura të gjyqësorit, kanë punuar fort për të përmbushur vullnetin e popullit. Votimi i sotëm i Parlamentit çon Shqipërinë përpara në ringritjen e Gjykatës Kushtetuese, një organ jetësor për llogaridhënien dhe ekuilibrat demokratike. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur ngritjen e një sistemi gjyqësor të pavarur dhe të ndershëm në Shqipëri”,- thuhet në deklaratën e Ambasadës.

Maxhoranca dhe opozita e re kanë bashkuar votat sot në Parlament për të zgjedhur 4 anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese. Parlamenti ka marrë sot kompetencën e Presidentit Meta, duke quajtur të miratuar pa votim, Arta Vorpsin, si anëtare të Gjykatës Kushtetuese. Gramoz Ruçi tha sot se kreu i shtetit nuk është shprehur brenda afatit dhe për këtë arsye, kandidati i parë në listë do të konsiderohet si i miratuar. Kjo procedurë u kundërshtua nga Presidenti.

Ndërkohë që sot janë votuar 2 kandidatet e vetme në listë. Elsa Toska ka marrë votat e 105 deputetëve të pranishëm në Parlament, 2 vota kundër dhe 9 vota abstenim. Ndërsa anëtarja e re  është zgjedhur Fjona Papajorgji, edhe kjo mbeti alternativa e vetme në listën e Kuvendit.

Vitore Tusha e cila është zgjedhur me herët, Besnik Muçi i cili u dekretua nga Presidenti disa javë më parë dhe tre emrat që u zgjodhën sot në Kuvend me një procedurë të datueshme. Arta Vorpsi, e cila kaloi pa votim dhe Elsa Toska dhe Fjona Papagjoni që morën nga 105 vota.

Lexoni edhe…

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.