Ambasada italiane në Tiranë: Rregullat për të udhëtuar nga Shqipëria në Itali nuk kanë ndryshuar

0 126

Italia ka vendosur të mos ndryshojë rregullat e udhëtimit për të gjithë shqiptarët që duan të fluturojnë nga Shqipëria drejt vendit fqinj.

Lajmi është dhënë përmes një postimi në faqen e ambasadës Italiane në Tiranë, ku theksohet se sipas urdhëresës së ministrisë italiane të Shëndetësisë, si dhe mbledhjes së qeverisë italiane, rregullat për të udhëtuar nga Shqipëria në Itali nuk kanë ndryshuar. Ato shtyhen deri me 31 mars 2022.

Shtetasit shtetasit shqiptarë të cilët udhëtojnë nga Shqipëria në Itali, u mundësohet hyrja nëse gëzojnë statusin e rezidencës.

Qytetarët shqiptarë që nuk janë rezident në Itali, mund të udhëtojnë drejt territorit italian vetëm për:
– nevoja pune;
– rrethana urgjence;
– motive shëndetësore;
– motive studimi;
– kthim në venbanim, banesë apo rezidencë të vetën, ose të personave, edhe jo bashkëjetues, me të cilët ka një marrëdhënie afektive të provuar e të qëndrueshme.

Udhëtari duhet të zbatojë:
📌detyrimin e kryerjes dhe pajisjes gjatë udhëtimit me një test (tampon) molekular ose antigjenik negativ për Covid-19, i cili duhet kryer brenda 72 orëve para hyrjes në Itali;
📌detyrimin e vetëkarantinimit 10 ditor sapo të ketë hyrë në Itali;
📌detyrimin e kryerjes së një tamponi tjetër në përfundim të periudhës 10 ditore;
📌detyrimin të plotësojnë një formular specifik të lokalizimit në format dixhital, përpara se të hyjnë në territorin italian.

Leave A Reply

Your email address will not be published.