Ambasadori i Britanisë së Madhe solidarizohet me gazetarët shqiptarë pas përkeqësimit të situatës mediatike

0 49

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Alastari Kink Smith ka reaguar pas publikimit të raportit për Lirinë e Medias në Botë. Edhe pse Rama i cilësoi këto reagime si të padrejta pasi në Shqipëri nuk ka dhunë ndaj gazetarëve, krejt të kundërtën mendon Ambasadori Britanik.

Me anë të një reagimi zyrtar dhe të publikuar në rrjetet sociale, Z. Alastair King-Smith shpreh trishtimin e tij për rënien me 20 vende të Shqipërisë në Indeksin e Lirisë së Medias në Botë.

Ai jep tre rekomandime për median shqiptare:

Përimrësimin e situatës dhe sigurisë së gazetarëve, forcimin e standarteve etike dhe promovimin e rëndësisë së medias së lirë.

Reagimi i plotë

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Ambasadori i Britanisë së Madhe Alastair King-Smith thekson mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për gazetarët dhe lirinë e shtypit në Shqipëri.

“Sot, lexova me trishtim se Shqipëria humbi 20 vende në Indeksin e Lirisë së Medias në Botë për vitin 2021, publikuar nga Organizata Reporterë pa Kufij.

Qartazi ka ende punë për të bërë dhe ne mbetemi të përkushtuar për të mbështetur gazetarinë e lire dhe të pavarur në Shqipëri.

Liria e shtypit është një e drejtë themelore dhe shtylla e çdo shoqërie demokratike. Gazetarët duhet të jenë në gjendje të raportojnë në mënyrë të lirë dhe të saktë, për të informuar qytetarët, për të ndihmuar në luftën ndaj korrupsionit dhe për të mbajtur përgjegjës ata që janë në pushtet.

Është e rëndësishme që të gjithë të mbështesim profesionalizmin e gazetarisë në mënyrë që gazetarët të mund të bëjnë punën e tyre në mënyrë sa më efikase.

Sot, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, qëndrojmë përkrah gazetarëve shqiptarë. Të gjithë duhet të mbrojmë lirinë e medias dhe asnjë gazetar nuk duhet të përballet me kërcënimeve dhe intimidime për shkak të detyrës.

Në Shqipëri, nëpërmjet programeve të financuara nga Mbretëria e Bashkuar, do të vazhdojmë të punojmë me mediat, shoqërinë civile dhe gazetarët për:

✅përmirësimin e situatës dhe sigurisë së gazetarëve;

✅forcimin e standardeve etike;

✅promovimin e rëndësisë së medias së lirë.”

Leave A Reply

Your email address will not be published.