Ambasadorja amerikane, Kim: Respekt ndaj gjykatëses, Vitore Tusha për vendosmërinë e saj për zbatimin e Reformës në Drejtësi

0 433

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka vlerësuar punën që Vitore Tusha, anëtare me kompetenca të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese po bën për zbatimin e Reformës në Drejtësi.

Së bashku me ambasadorin e BE-së në Tiranë, Tusha është pritur në një takim. Përmes një postimi në Twitter, Yuri Kim bën thirrje që institucionet të ngrihen dhe të tregojnë pavarësi. Sipas saj, SHBA mbështet gjyqtarët dhe prokurorët që kanë kaluar Vetting-un.

”Respekt ndaj gjykatëses, Vitore Tusha për vendosmërinë e saj për zbatimin e Reformës në Drejtësi. SHBA mbështet fuqimisht atë dhe gjyqtarët dhe prokurorët e tjerë që kanë kaluar Vetting-un. Koha që institucionet të ngrihen dhe të tregojnë pavarësi dhe integritet”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.