Ambasadorja Kim: Siguria energjike e lidhur ngushtë me sigurinë kombëtare

0 38

Ambasadorja e SHBA ka mbajtur fjalën e saj në takimin që po zhvillohet me një grup kompanish lider në tregun e energjisë në SHBA dhe BE.

Ajo tha se siguria energjetike është e lidhur ngushtë me sigurinë kombëtare dhe sipas ambasadores këtë fakt po e tregon situata e luftës në Ukrainë, ku Rusia bën kërcënime të vazhdueshme.

“Jemi mbledhur të vendosur për sigurinë ndaj energjisë. Të gjithë kemi parë se pushtimi i paprovokuar dhe i pajustifikuar nga ana e Rusisë ka bërë të qartë se diversifikimi i energjisë nuk mund të presë. Kemi nevojë që të kemi më shumë gazsjellës. SHBA dhe Evropa po përballen me një realitet të ri me sfida të reja. Sot shpresoj që të zhvillojmë ide reale. Siguria energjetike ka qenë e lidhur me sigurinë kombëtare dhe ajo që po jetojmë sot e bën atë edhe më të dukshme. Të gjejmë rrugë të reja përpara për sigurinë energjetike dhe klimatike. Kjo është një nga arsyet kryesore pse u ndërtua gazsjellësi transadriatik. Jam e emocionuar që shoh kaq shumë drejtues nga sektori privat dhe qeveri të rajonit për të gjetur zgjidhje përballë këtyre sfidave”,-tha Kim.

Leave A Reply

Your email address will not be published.