Ambasadorja Kim: S’ka arsye pse Gjykata Kushtetuese të mos jetë funksionale. Liderët të tregojnë vullnet

0 328

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, i bën thirrje udhëheqësve që të tregojnë vullnet për vënien në funksion Gjykatën Kushtetuese. Kim thotë se KED duhet të mblidhet këtë javë për të përmbyllur vlerësimin dhe për t’i dërguar Presidencës dhe Parlamentit listën e kandidatëve.

”KED duhet të mblidhet këtë javë për të përmbyllur vlerësimin dhe për t’i dërguar Presidencës dhe Parlamentit listën e kandidatëve. Proceset duhen respektuar, por nuk duhet abuzuar me to. Nuk ka arsye pse Gjykata Kushtetuese mos të jetë funksionale deri në fund të vitit. Është çështje vullneti. Liderët duhet të tregojnë vullnet”,-shkruan Kim në Twitter.

Leave A Reply

Your email address will not be published.