Ambasadorja Kim thirrje deputetëve: Lini mënjanë politikën dhe votoni zgjatjen e Vettingut

0 157

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, flet për zgjatjen e afateve të Vettingut, nismë që do të votohet sot në seancën plenare në Kuvend.

“Amendamentet për zgjatjen e Vettingut dalin sot para Kuvendit. Disa e kanë keqkuptuar ose keqinterpretuar atë si një çështje partiake ose një hile. Në fakt, është një vendim i rëndësishëm që kapërcen politikën e përditshme. Shpresojmë që deputetët të lënë mënjanë politikën dhe të votojnë për integrimin në BE. Ne jemi me ju”, shkruan ambasadorja Kim.

Leave A Reply

Your email address will not be published.