Biden: 70% e amerikanëve të vaksinuar deri më 4 korrik

0 309

”Gati 150 milionë amerikanë kanë marrë të paktën një dozë. Me shumë se 105 milionë janë plotësisht të vaksinuar”,- tha Presidenti i SHBA-së, Joe Biden.

Po ashtu Biden njoftoi se vaksinimi do të hyjë tani në një fazë të re, me një fokus të ri: vaksinimi i adoleshentëve nga 12 deri në 15 vjeç. Rregullatori amerikan pritet të rekomandojë përdorimin e vaksinës së Pfizer për ketë grupmoshë javën e ardhshme.

Administrata Biden po bën gjithashtu hapa për të lehtësuar qasjen ndaj vaksinës. ”Duke nisur nga kjo javë ju do të jeni në gjendje të vaksinoheni pa lënë orar në rreth 40 mijë farmaci rreth vendit”. Qëllimi i Amerikës është që deri më 4 korrik, të jenë vaksinuar 40% e amerikanëve.

Leave A Reply

Your email address will not be published.