Bill Gates shkonte me pushime me ish-të dashurën, por me leje nga gruaja

0 374

Bill dhe Melinda Gates gjatë martesës së tyre kanë patur një marrëveshje që lejonte miliarderin të shkonte çdo vit me pushime me ish-të dashurën. Dikur, Bill Gates ka patur një romancë me Ann Winblad, një sipërmarrëse amerikane në 1980-ën. Prej asaj kohe, ai arriti në një marrëveshje me të shoqen, Melinda e cila e lejoi të kalonte një fundjavë të gjatë pushimesh me të edhe pasi lidhja kishe përfunduar.

Bill dhe Ann, e dashura e vjetër u takuan në 1984-ën dhe në fillimet e dashurisë, takimet e tyre ishin virtuale. Ata shihnin të njëjtin film në qytete të ndryshme të botës në të njëjtën kohë dhe pastaj diskutonin rreth tij në telefon. Madje, për disa vite me radhë ajo i kërkoi miliarderit të hiqte dorë nga mishi, eksperiment të cilit ju bind me përpikmëri.

Ata u ndanë në 1987-ën pasi Ann, 5 vite më e madhe se ai ishte gati për t’u martuar. Ata vendosën të qëndrojnë shokë të ngushtë prej asaj kohe. Në vazhdim të këtij vendimi, Gates thuhet se bëri pakt me të shoqen që tradita me dashurinë e tij të vjetër të vijonte. Çdo pranverë për më shumë se një dekadë Gates kalonte një fundjavë të gjatë pushimesh në plazh me ish-partneren. Edhe pse romanca kishte përfunduar, ish-çifti kishte shumë për të diskutuar rreth gjithçka ndodh në botë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.