Fatura e kripur e koncesioneve, ekspertët: Rritje të taksave

0 354

Vitin e kaluar u paguan nga 13,7 miliardë lekë ose 137 milionë dollarë nga buxheti për koncensionet e tipit PPP, risqet e paralajmëruara më herët nga institucionet financiare ndërkombëtare, si FMN e Banka Botërore për këto kontrata, pritet të materializohen në ekonomi këtë vit.

Kjo për shkak të ndikimit të pandemisë që ka ulur ndjeshëm të ardhurat në buxhet dhe që sipas të dhënave zyrtare, deri në gusht mungonin 280 milionë euro. Ekspertët shpjegojnë se qeveria është e detyruar të sigurojë nga buxheti pagesat e PPP-ve, pavarësisht vështirësive ku ndodhet. Në këto kushte, i pamundur është edhe anulimi i kontratave, për shkak të rrezikut të arbitrazhit.

Sipas rregullit ligjor, pagesat e PPP nuk duhet të kalojnë 5% të të ardhurave tatimore. Vitin e kaluar kjo peshë ishte 3,27%. Këtë vit, ngarkesa pritet të ndihet më shumë, për shkak se po mblidhen më pak të ardhura nga ndikimi i pandemisë së Covid-19.

Leave A Reply

Your email address will not be published.