Kume: Me draftin e PS, deputetët janë rezultat i vullnetit të partive

0 320

Ende maxhoranca dhe opozita nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Kemi dy drafte ekzistente, me propozime konkrete që diferencën në dukje e kanë tek listimi numerik ose alfabetik dhe një palë të tretë që shfaq pakënaqësitë dhe ngrin procesin për shkak të elementit të koalicioneve. Eksperti për sistemet zgjedhore, ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, thotë se me draftin e PS, deputetët do të jenë rezultat i vullnetit të partive.

”PS është dakordësuar që lista e zgjedhësve të hapet 100% në parim. Por për mendimin tim, duke iu referuar mënyrës se si do të veprohet me votat parapëlqyese, realisht lista mbetet ajo që propozohet nga partia. Është shumë e vogël mundësia që të kemi një rirenditje të kandidatëve si rezultat i votës parapëlqyese të zgjedhësve. Nëse do të votohet me këtë mënyrë, në ulëset e Kuvendit të Shqipërisë do të ketë shumë pak deputetë që mund të vijnë prej votës preferenciale. Deputetët do të jenë rezultat i vullnetit të partive politike. Ky mekanizëm e bën të pamundur efektivitetin e votës preferenciale të qytetarëve. Ndodhemi përpara ndryshimeve kushtetuese, të cilat kërkojnë të votohet në mënyrë preferenciale. Kushtetuta kërkon që 2/3 e votave të kandidatëve të jenë me votë preferenciale. Sipas variantit të propozuar nga PS-ja, do të thotë se kemi një listë të hapur, por nuk kemi rezultat zgjedhor si produkt i listës së hapur, ky është ndryshimi”,- thotë Kume.

Leave A Reply

Your email address will not be published.