Shqipëria del nga harta e kuqe, jemi vendi i dytë në Europë që po e kalon lehtë pandeminë

0 512

Pas muajve me shifra të frikshme nga virusi vdekjeprurës, Shqipëria del nga zona e kuqe e Covid-19 në hartën botërore për situatën e pandemisë. Mjeku neurokirurg në Madrid, Kita Sallabanda, thotë se ndryshe nga një muaj më parë, dy javët e fundit të Prillit situata në Shqipëri është pozitive.

”Shqipëria është në ngjyrë të verdhë, ndërsa pjesa më e madhe e Europës në ngjyrë të kuqe. Është një vend që është që është në situatën e mesme, nuk është si Kina, Australia apo Meksika në listën jeshile, por është situatë pozitive, ndërsa më parë ishte me ngjyrë të kuqe”, tha Sallabanda për ”Tv Klan”.

Edhe të dhënat e BE-së e nxjerrin Shqipërinë në vendin e dytë në Europë që po e kalon lehtë pandeminë. Përmirësimi i situatës ka dy faktorë. ”Kjo është kjo për shkak të vaksinimit të popullatës dhe asaj pjese që e ka kaluar Covid-19”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.